KreuAktualitetiDeklarata e Berishës është kulmi i arrogancës dhe një tentativë e hapur...

Deklarata e Berishës është kulmi i arrogancës dhe një tentativë e hapur për të minuar SPAK-un./Emili Bibolli

Deklarata e Berishës është kulmi i arrogancës dhe një tentativë e hapur për të minuar SPAK-un.

Emili Bibolli

Deklarata e Sali Berishës për shkrirjen e SPAK-ut është një prej deklaratave më të rënda dhe të papranueshme. Ky është një kërcënim i hapur ndaj institucioneve të drejtësisë dhe një përpjekje e dëshpëruar për ta frikësuar, duke u munduar të ndalojë çdo përpjekje për të sjellë llogaridhënie dhe transparencë në vend. Kjo lloj manovre është tipike për ata që e kanë keqpërdorur pushtetin për të ndërtuar një sistem të kalbur nga korrupsioni, ku ligji zbatohej selektivisht, vetëm ndaj të dobëtit, ndërsa të fortët, ata që kishin lidhje të forta politike ishin të paprekshëm.

Në këtë kontekst, deklarata e Berishës është kulmi i arrogancës dhe një tentativë e hapur për të minuar SPAK-un, një institucion që po godet krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit.

Sulmet e Berishës dhe kujtdo tjetër ndaj SPAK janë një tregues i qartë i frikës që i ka mbërthyer.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një grusht politikanësh të cilët duan të mbrojnë pasuritë e vjedhura dhe krimet e tyre përmes kërcënimeve dhe sulmeve politike. Askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht emrit apo postit që mban. Ndaj sot ata që kanë shkelur ligjet e këtij vendi duhet të jenë të gatshëm për t’u përballur me pasojat.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit