KreuAktualitetiDeklarimi i vlerave monetare në Pikat e Kalimit Kufitar./ Jorgji Sidheri

Deklarimi i vlerave monetare në Pikat e Kalimit Kufitar./ Jorgji Sidheri

Deklarimi i vlerave monetare në Pikat e Kalimit Kufitar.

Bazuar në ndryshimet e ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, i ndryshuar, gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.
Deklarimi kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje.
Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar.
Deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, bazuar në ligjin e mësipërm, neni 17/1, Administrata Doganore ka të drejtën e vendosjes së gjobës.
Kur konstatohet mosdeklarimi ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Gjobat për mosdeklarim apo deklarim të rremë janë si më poshtë:
a) për shumat nga 10 000 – 19 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 000 (njëzet mijë) lekë për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;
b) për shumat nga 20 000 – 49 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 40 000(dyzet mijë) lekë për herën e parë, 20 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;
c) për shumat mbi 50 000 euro ose kundërvlera e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera.
***
Detyrimi i deklarimit per shumen mbi 10.000 euro perfshin gati te gjitha (por jo te gjitha)aeroportet dhe pikat e kalimit kufitar ne bote.(Brenda ne BE ku jane hequr kontrollet ne PKK tokesore apo detare brenda tyre nuk ka deklarime).Brenda BE nqse autoritetet doganore apo autoritete te tjera qe kontrollojne dhe parandalojne trafiqet dhe pastrimin e parase ju ndalojne ne rruge,(pavaresisht je apo jo shtetas i BE)jeni te detyruar te deklaroni shumat qe keni me vete mbi 10.000 euro.Mosdeklarimi,apo deklarim i reme,pasi fillon kontrolli dhe gjenden para’ apo sende me vlere duhet te justifikoni origjinen e tyre,edhe nqse e justifikoni, perseri nuk shpetoni dot nga gjoba e mosdeklarimit pasi ju pyeten : A keni para apo sende me vlere mbi 10.000 euro ?
Mos justifikimi i origjines se tyre pervec gjobes, kalon ndjekje penale.

Jorgji SIDHERI
(Trajnuar dhe paisur me Certifikata nga gjermanet per : “Parandalimin e pastrimit te parave”,
“Kontrolli i parave cash ne kufi”)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit