PS fiton me rezultat të thellë në Vorë. Kush është kandidati më i votuar…
Del rezultati për Vorën! PS fiton me rezultat të thellë. Kush është kandidati më i votuar…
Në qarkun Tiranë vijon numërimi i kutive me ritëm të lartë.
Nga të dhënat e deritanishme, epërsia e PS është e madhe me 37,040 vota, në krahasim me 27,175 që ka PD.
Gjithashtu PS mori fitoren në bashkinë e Vorës, me 8010 vota, ku më i votuari kandidati i PS, Blendi Gonxhe mori 4,794 vota. Me këto rezultate ne kryeqytet, PS do të siguronte 19 mandate ndërsa demokratët 14 mamdate.
E treta vjen Partia Mundësia me 4,9% të votave dhe do të siguronte një mandat, koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me 3.1%, një mandat, PSD e Tom Doshit me 3.5% të votave një mandat. Lëvizja Bashkë me 2,85% dhe Koalicioni Euroatlantik me 1,6%.
@NewsIn.Al
