Wednesday, July 22, 2026
spot_img
HomeOpinionDeputeti Petro Koçi , replikon me kreun e Aluiznit zotin Lame!

Deputeti Petro Koçi , replikon me kreun e Aluiznit zotin Lame!

Deputeti Petro Koçi i përgjigjet Lames:

“Me lutjen per mediat që të mos përkthejnë: Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë sipas ligjit në çdo institucion. Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier.

Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve. Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerëzit, kapadaillëku dhe niveli i ulet i shërbimit. Këto s’kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në rradhë të parë për nderhyrje dhe masa administrative. Por ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK”… 

 

Lamja thotë se politika nuk duhet të merret me institucionet… Kjo ndodh në një vënd demokratik,  zoti Lame,  jo atje ku të emëron politika!

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments