KreuAktualitetiDeputetja Oriela Nebiaj do të jetë përkrah "të përhershmit" Arbër Hajdarit si...

Deputetja Oriela Nebiaj do të jetë përkrah “të përhershmit” Arbër Hajdarit si opinioniste në këtë edicion të tretë të “Big Brother Vip”.

Deputetja Oriela Nebiaj do të jetë përkrah “të përhershmit” Arbër Hajdarit si opinioniste në këtë edicion të tretë të “Big Brother Vip”.

Zgjedhjemëtëgoditur nukmundtëketë. A nuk është edhe politika në Shqipëri një Show i madh Big Brother Vip?

Deputetja demokrate njoftoi se pavarësisht angazhimit të saj në spektakël, nuk do të heqë dorë nga jeta e saj politike në Parlament.

Deputetja demokrate Nebiaj foli për sfidën e re gjatë një interviste në “Top Channel”, ku tregoi se cilësi të tilla si maturia dhe drejtësia në gjykim, që i ka mësuar nga politika, do t’i përdorë edhe gjatë spektaklit.

“Është një përgjegjësi dypalëshe që kërkon shumë impenjim. “Big Brother” më të gjithë përgjegjësinë që kërkon si arenë krijimit dhe bërjes së opinionit publik do të marrë kohën e tij të martave dhe të shtunave dhe pjesa tjetër do ti dedikohet aktivitetit politik. Kam patur vetëm një dëshirë teksa ndërrohej viti 2023 në 2024.

Dëshira ime e vetme është që në vitin 2024 të kem mundësinë që të ushtroj detyrën time si deputete mirëfilltë në një parlament që funksionon dhe në një parlament që rikthen besimi te qytetarët dhe i kujton vetes si institucion dhe të gjith ata që janë aty që detyra e parë dhe kryesore është për të qenë zëdhënësit e qytetarëve dhe për të bërë më të mirën për qytetarët.

Aktualisht nuk e kam ndjerë, nuk e ndjej dhe ka qenë pak e vështirë që të bëja dhe unë rolin tim si një deputete e re, por 2024 shpresoj që të jetë shumë mirë”, u shpreh Nebiaj.

Media por dhe politika më ka mësuar qartazi se si të ravijëzojë atë vijën e kuqe mes të qenit neutral dhe profesional në rolin e e opinionistit. S’mund të ketë tifozëri, s’mund të ketë asgjë personale por i ftohtë në komentimin e asaj që ndodh brenda në shtëpi ku udhëhiqesh nga të qenurit i drejtë dhe asnjëherë palë, kam përshtypjen që edhe publiku këtë do”, tha Oriela Nebiaj.

Kujtojmë se pasnesër fillon në Top Chanel BBVip3

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit