Reagon zoti Fatbardh Kadilli, për simbolet komuniste që “pushtuan” sot Tiranën!
Portretet e Enver Hoxhës dhe simbolet komuniste sot në rrugët e Tiranës janë shenjë dhe akuzë për tre dështime tonat:
1. Dështimin 30 vjeçar për të dënuar krimet e komunizmit dhe treguar fytyrën e vërtetë të komunizmit.
2. Dështimin për të ngjizur vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë, dhe të dështimit të shoqërisë tonë për të përqafuar vlerat e moralit dhe dinjitetit njerëzor.
3. Dështimin për të krijuar një klasë politike të ndershme dhe të aftë. Kur shohin politikanët që vjedhin, grabisin e vrasin për t’u pasuruar, trushpëlarët e gjejnë zgjidhjen tek nostalgjia për diktatorin.
@ NewsIn.Al

