KreuAktualitetiDetaje të reja nga inceneratori i Tiranës/ Si e punësoi Bllako ish-vartësin...

Detaje të reja nga inceneratori i Tiranës/ Si e punësoi Bllako ish-vartësin e tij te Klodian  Zoto

Detaje të reja nga inceneratori i Tiranës/ Si e punësoi Bllako ish-vartësin e tij te Klodian  Zoto

Një tjetër ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit është përfshirë në hetimet e dosjes së SPAK për inceneratorin e Tiranës. Bëhet fjalë për Vladimir Bezhanin, për të cilin SPAK nuk ka ngritur asnjë akuzë, ndërsa sqaron se ka qenë ‘urë lidhëse’ për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”.

Në dosje sqarohet se pas daljes në pension në vitin 2014, pasi Bezhani u caktua këshilltar i Jashtëm i Ministrisë së Mjedisit, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako, duke qenë se ish-zyrtari nuk merrte rrogë, e sugjeroi të punonte në shoqërinë e Zotos, person në kërkim, konkretisht specialist në shoqërinë ‘Integrate Technology Services’ sh.p.k, me pronar Klodian Zoton, me rrogë fikse neto 80 mijë lekë të reja, që kishte si detyrë për të zgjidhur problemet teknologjike. Pranë kësaj shoqërie ka punuar deri në fund të vitit 2021

“Shtetasi Vladimir Bezhani ka marrë përfitimin e parregullt në sajë të pagës së dhënë nga shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, në shumën prej 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë. Rezulton se gjatë kohës që shtetasi Vladimir Bezhani ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, ai ka shërbyer si “urë lidhëse” për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”.”, thuhej në sqarimin e djeshëm të SPAK. Ndërkohë, në dosje jepet dhe dëshmia e Bezhanit, në lidhje me shkëmbimin e email-eve me Zoton, ku e informonte për projektin në fjalë.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit