Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e fundit.

Vëmendjen e morën ngjarjet e Fushë Krujës, ku Iliria-Skënderbeu, u anulua për shkak të dhunës ndaj lojtarëve korçarë para ndeshjes.

Për këtë arsye, janë dënuar tre futbollistë të Ilirisë. Adolf Selmani, Brajan Selmani dhe Bruno Arrabal, janë pezulluar me nga katër ndeshje, ndërsa Jornels Selmani, pjesë e stafit teknik, po ashtu është pezulluar me katër ndeshje.

Iliria është dënuar me gjobë dhe urdhërohet që ndeshjet e mbetura të sezonit, t’i luajë në fushë asnjanëse, 50 km larg stadiumit “Redi Maloku”.

Sa i përket ndeshjes me Skënderbeun, ajo do të luhet më 17 dhjetor, në stadiumin “Elbasan Arena”.

KF Iliria, për mos përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes kundër KF Skënderbeu, për shkak të akteve të dhunës ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/d, 8, 13/2, 16/1, 17/1 dhe 77 të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2025–2026 në fushë asnjanëse, e ndodhur të paktën 50 km larg stadiumit “Redi Maloku”. Sipas nenit 76/1/a të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të nenit 6/3/k të KDE, ndeshja midis KF Iliria dhe KF Skënderbeu do të riluhet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 17.12.2025 ora 13.30.

4. Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Lojtari i KF Iliria, Brajan Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Lojtari i KF Iliria, Bruno Arrabal, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Zyrtari i KF Iliria, Jonels Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Edi Cajku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

11. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Charles Oppong, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Rrëzimin e kërkesës së KF Skënderbeu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments