KreuAktualitetiDita Botërore e Poezisë në Bibliotekën “Thimi Mitko” – Një mbrëmje e...

Dita Botërore e Poezisë në Bibliotekën “Thimi Mitko” – Një mbrëmje e mbushur me vargje dhe emocione!

️Dita Botërore e Poezisë në Bibliotekën “Thimi Mitko” – Një mbrëmje e mbushur me vargje dhe emocione!

Në një kohë kur komunikimi shpesh bëhet i shpejtë dhe sipërfaqësor, poezia na ndihmon të ndalemi, të vëzhgojmë, të ndjejmë dhe të kuptojmë më thellë veten dhe të tjerët. Këtë e dëshmoi edhe atmosfera e veçantë që krijuam së bashku në këtë aktivitet të mrekullueshëm.

Screenshot

➡️Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ndanë me ne poezinë e tyre të preferuar dhe e bënë këtë mbrëmje një festë të fjalës dhe ndjesisë.

Një përshëndetje e veçantë për brezin e ri – nxënësit e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, të cilët, nën kujdesin e mësueses së letërsisë Elena Zguri i dhanë zë vargut, duke mbajtur gjallë magjinë e poezisë.

Po ashtu, me shumë emocion kujtuam lirikun korçar, Skënder Rusi, i cili, ndonëse nuk është më mes nesh, vazhdon të jetojë përmes vargjeve të tij dhe frymëzimit që la pas, vargjet u interpretuan nga djali i tij Eris Rusi.

Një tjetër moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje ishte kujtimi i Alda Merinit, poetes së madhe italiane, e cila ka ditëlindjen pikërisht më 21 mars, Ditën Botërore të Poezisë, duke sjellë një dimension të ri në përjetimin e kësaj mbrëmjeje poetike.

Faleminderit që ishit pjesë e kësaj nate të paharrueshme poetike! Le të vazhdojmë të dëgjojmë, të ndiejmë dhe të jetojmë poezinë çdo ditë!
#bibliotekadestinacioniim
#DitaBotëroreePoezisë #BibliotekaThimiMitko #PoeziaJeton

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit