Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Ditë e mirë për Shqiptarët”/ BE ndez “dritën jeshile”, Rama merr nga...

“Ditë e mirë për Shqiptarët”/ BE ndez “dritën jeshile”, Rama merr nga Brukseli…

“Ditë e mirë për Shqiptarët”/ BE ndez “dritën jeshile”, Rama merr nga Brukseli…

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE sot kanë ndezur “dritën jeshile” për vijimin e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin të 5-të, i cili përfshin “Bujqësinë” dhe “Kohezionin”.

Presidenca daneze e BE-së do t’i kërkojë Shqipërisë përmes një letre zyrtare që të paraqesë pozicionin e saj negociues për konferencën e ardhshme ndërqeveritare, me qëllim hapjen e këtij grupkapitulli.

Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendin tonë drejt BE-së. Të njëjtat burime deklaruan se konferenca e gjashtë ndërqeveritare do të mbahet në mesin e muajit shtator. Në këtë konferencë do të hapet grupkapitulli i katërt i negociatave, ai për Axhendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme.

Shqipëria synon që të përfundojë negociatat deri në vitin 2027 si dhe anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030. Kryeministri Edi Rama ka premtuar anëtarësim të plotë të vendit në 2030.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments