Friday, June 5, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDitët që gëzojmë, ditët që “i harrojnë" /” pranverë” shkurti mbi një...

Ditët që gëzojmë, ditët që “i harrojnë” /” pranverë” shkurti mbi një ”pranverë” dimri…

Ditët që gëzojmë, ditët që “i harrojnë”…
” pranverë” shkurti mbi një ”pranverë” dimri…

E hëna e pastër…Dita e balonave

Të zgjosh Ditën e të ”humbasësh” në botën e balonave, ditën që qielli mbushet me mesazhe femijësh që fluturojnë, ditën që rezaton veç mirësi…Nuk është thjesht një fluturim lart i një balone…është një shpresë, një dëshirë që ti e ngjit lart…është shkëlqimi i një dite me krahë të zgjatur…

E femijët të rrëmbejnë dhe ty, sepse dhe ti ke vendin tënd në atë balonë që prek qiellin…ngjitu edhe ti, fluturo lart e pastaj kur të zbresësh mbush grushtet me dhe, mbush grushtet me bar e hidhi lart, lart…sa më lart…pastaj ik, vrapo…dhe prapë ngrihu, ngjitu, ngjitu lart, lart…fluturo, fluturo si gëzimi…THUAJI DITËS JE E IMJA, të kam fituar; të kam sjellë me duart e mia, pastaj thuaji diellit je imi, thuaji tokës je imja…thuaju njerëzve, thuaju femijëve…e leri ata të vrapojnë me gëzimin e balonave që fluturojnë lart..

Viki Jano

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments