.Thënie të urta, të mbledhura nga Prof. Gjergji Gusho
Thales. (Filozof i lashtë grek)
Kënaqësia e trupit është shëndeti. Kënaqësia e mendjes janë dijet.
L. Tolstoi.
Dija është mjet dhe jo qëllim. Mund të dish shumë e të mos dish atë që duhet ditur.
J.Gëte.
Nga tërë dijet tona ne mbajmë mend, në fund të fundit, vetëm ato që na janë dashur në praktikë.
Thënie latine.
Rrënjët e diturisë janë të hidhura, kurse frutat e diturisë janë të ëmbla.
E popullit.
Dituria është përvoja e jetës.
E popullit.
Di më shumë i vuari se i mësuari.
E popullit.
Që të dish sa më shumë, dëgjo edhe të tjerët!
Anonime.
Dituria në jetë, si arma në betejë.
I. Turgeniev.
Dija nuk është vetëm dritë, por është edhe liri. Asgjë nuk e çliron njeriun se sa dituria dhe asgjëkundi liria nuk duhet më shumë se sa në punën e artit e poezisë.
V. Gëte.
Ata nga të cilët mësojmë me të drejtë quhen mësuesit tanë, por jo kushdo që na mëson e meriton këtë të drejtë.
V. Gëte.
Dija nuk është ende gjykim.
Të bukurën, të mirën, të moralshmen njeriu e njeh me anën e përvojës dhe të urtësisë, se e keqja e shfaq veten në pasojat e saj
Anonime.
Të gjitha janë të lehta, po të ketë njeriu pak tru në kokë.
Sokrati.
Unë di një gjë, që nuk di akoma asgjë.
Anonime.
Pa mësuar të ecësh, mos provo të fluturosh.
U. Shekspir.
E dimë ç‘jemi, por nuk dimë ç‘do të bëhemi.
@NewsIn.Al

