KreuAktualitetiDonald Trump hyjnizon Georgia Melonin: Jam këtu me një grua fantastike

Donald Trump hyjnizon Georgia Melonin: Jam këtu me një grua fantastike

Donald Trump hyjnizon Georgia Melonin: Jam këtu me një grua fantastike

Georgia Meloni konsiderohet si një aleate e fortë e Donald Trump, ndërsa ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me Elon Musk
“Mbrëmje e mrekullueshme me Donald Trump, të cilin e falënderoj për pritjen e ngrohtë. Deklaroj se jemi gati të punojmë së bashku”, ka shkruar Georgia Meloni në një postim, duke konfirmuar kështu prezencën e saj në SHBA.

“Është shumë emocionuese. Unë jam këtu me një grua fantastike, kryeministren e Italisë”, tha Donald Trump, duke shtuar se kryeministri italian “e ka pushtuar Evropën”.

Udhëtimi i Melonit në rezidencën Trump në Florida erdhi përpara vizitës së Joe Biden në Romë të enjten e ardhshme dhe inaugurimit të Donald Trump më 20 janar.

Ministri i Italisë për Çështjet Evropiane, Tommaso Foti, tha se takimi tregoi se Italia mund të veprojë si një “urë diplomatike midis dy botëve: Bashkimit Evropian dhe SHBA-së”.

Matero Salvini nga ana e tij tha se “kanë biseduar për paqen, bashkëpunimin industrial dhe tregtar, sigurinë dhe lirimin e Cecilia Sala”.

Georgia Meloni konsiderohet si një aleate e fortë e Donald Trump, ndërsa ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me Elon Musk.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit