Friday, January 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDorëheqja e Berishës? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD në...

Dorëheqja e Berishës? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD në shtator…

Dorëheqja e Berishës? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD në shtator…

Në muajin shtator, opozita ka vendosur t’i kundërvihet qeverisë me protesta kombëtare, duke mos përjashtuar as grevën e urisë në Kuvendin e ri.

Edi Paloka thotë se greva e urisë vërtetë mund të tërheqë vëmendje ndërkombëtare. Teksa i konsideron zgjedhjet e 11 majit një farsë elektorale, Paloka nuk mbështet zërat për një largim të Sali Berishës nga drejtimi i PD-së.

Pyetje: A duhet të dorëhiqet Sali Berisha nga drejtimi i PD-së?

Përgjigjet Paloka: “Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike kur PD-ja ishte në koma dhe zyrtarisht mbahej peng nga Rama. Sapo PD-ja filloi t’i rikthehej normalitetit, Berisha u arrestua. Praktikisht, Berisha e drejtoi Partinë Demokratike vetëm dy muaj. Pra, edhe sikur të mos ishim përballë një farse zgjedhore, Berisha do të ishte njeriu më pak përgjegjës për një humbje të PD-së. Përkundrazi, Berisha ka meritat që e nxori PD-në nga koma, mori mbi supe pothuajse i vetëm gjithë fushatën dhe sot është njeriu, që po me ato energji po demaskon përpara gjithë botës jo vetëm farsën zgjedhore, por edhe të gjithë të vërtetën për diktaturën më të re që është vendosur në vend! Dorëheqja e Sali Berishës do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej Partisë Demokratike në këtë moment”

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments