KreuAktualitetiDosja 'Balluku'/ Drejtoresha e KESH-it Viola Haxhiademi paraqitet në SPAK

Dosja ‘Balluku’/ Drejtoresha e KESH-it Viola Haxhiademi paraqitet në SPAK

Drejtoresha e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurorët.

Sipas burimeve,Viola Haxhiademi ka qëndruar për disa kohë në ambientet e SPAK, ndërsa pas përfundimit të seancës së pyetjeve është larguar.

Haxhiademi është thirrur edhe më herët nga SPAK në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dosjen “Balluku”, ku në fokus është ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tendera

Hetimet vijojnë, ndërsa nuk bëhen ende me dije detaje të tjera nga dëshmia e saj.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit