Njerëz të shquar korçarë
Dr. Mihal Turtulli (1847–1935) ishte okulist shqiptar, politikan, anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit (Janar – dhjetor 1920) dhe përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, 1919.
Dr. Turtulli lindi në Korçë. Familja e tij e kishte origjinën nga Vithkuqi dhe ishte vendosur në Korçë rreth vitit 1823.
Ai praktikisht u rrit në El-Fayyūm, Egjipt duke qenë pjesë e kolonisë shqiptare atje. Ai u diplomua në Lycée Al-Horreya të Aleksandrisë. Gjatë periudhës 1876-1885, ai studioi mjekësi në Greqi dhe më vonë në Francë, ku u bë dhe okulist.
U kthye në Egjipt në 1885 dhe punoi si mjek në spitalet e Kajros deri në vitin 1912.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane në nëntor 1912, ai u kthye në Shqipëri.
Dr Mihal Turtulli në faqen e parë të “Përparimi” botuar në Nju Jork në Qershor v1917
Piro Dhame_ Në Korçn tonë
@NewsIn.Al

