KreuKulturë / ArtDr.Misto Nuke-Një nga figurat elitare të mjekësisë sonë, themeluesi i pavionit të...

Dr.Misto Nuke-Një nga figurat elitare të mjekësisë sonë, themeluesi i pavionit të kardiologjisë në Korçë

 

Një nga figurat elitare të mjekësisë sonë, themeluesi i pavionit të kardiologjisë në Korçë, vlerë e rrallë e qytetarisë korçare, dr. Themistokli Nuke u lind në Korçë, në gusht 1921.

Përfundoi Liceun francez dhe me shpërthimin e Luftës II Botërore u rreshtua me armë në dorë në formacionet partizane.
Më pas vijoi studimet universitare për mjekësi në Sofje të Bullgarisë, përgjatë viteve 1947-1952.
Më 1962 shkoi në Pragë, ku u specializua për kardiologji.
Mjeku i nderuar, që shërbeu me devotshmëri për rreth gjysmë shekulli, u nda nga jeta në vitin 1999, duke lënë pas kujtimin e njeriut human dhe shëmbëlltyrën e bluzave të bardha.

(Nga faqja zyrtare e kryetarit të bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit