Arsimi është sistemi në të cilin kalojmë të gjithë…
Drejtojini fëmijët(të mitur) tek sporti, tek arti, mësojini të duan librin, shoqërojini në shkollë, në shëtitje, në këndin e lojrave,(por jo duke lujtur vetë me telefon), në aktivitete…
Mësojini me durim pse telefoni është dëmi më i madh për gjithë jetën, kushtojini kohë mjaftueshëm që të mos gjejnë mbështetje tek e keqja, afrojuni me mësuesin për të vetmin qëllim, edukojini të çmojnë kohën e të njohin rrezikun, krijoni modelin edhe duke hequr dorë nga kënaqësitë tuaja.
Nëse nuk e bëni sot, do të jetë gjithmonë vonë, shumë vonë!!! Ne nuk po na bën përshtypje as alarmi që ka kohë që bie, sepse e keqja është gjithmonë e keqja e tjetrit
@NewsIn.Al


