KreuAktualitetiDrejtoresha e QSUT thirrje URGJENTE pacientëve dhe familjarëve të tyre…

Drejtoresha e QSUT thirrje URGJENTE pacientëve dhe familjarëve të tyre…

 

Drejtoresha e QSUT thirrje URGJENTE pacientëve dhe familjarëve të tyre…
Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Tiranë u ka bërë thirrje pacientëve, familjarëve të tyre dhe çdo qytetari që të denoncojë rastet e korrupsionit në spital.

Përmes një video-njoftimi në rrjetet sociale, drejtoresha e këtij institucioni, Anxhela Paparizo, tha se vetëm përmes transparencës mund të ndërtohet një shërbim mjekësor më cilësor.

Njoftimi i drejtoreshës Paparizo: “Nisur nga akuzat e hedhura në publik për afera korruptive të stafit mjekësor, QSUT i bën thirrje pacientëve, familjarëve dhe çdo qytetari që, nëse hasin situata të tilla, t’i denoncojnë pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit në: koordinatori.ak@dpak.al. Vetëm përmes transparencës ndërtojmë një shërbim mjekësor më cilësor”.

Deklaratat e Paparizos vijnë pasi pak kohë më parë një deklaratë e saj u bë virale në rrjetet sociale, kur thoshte se nuk kishte dijeni që në spitale t’u merreshin para pacientëve. Kjo deklaratë e drejtoreshës binte ndesh me raportimet e vazhdueshme dhe ankesat publike të pacientëve ndër vite se ‘po nuk pagove, nuk merr shërbim’.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit