KreuKulturë / Art"Duhet të kërkojmë njeriun, gjithkund ku mund të jetë"/ Jorgos Seferis

“Duhet të kërkojmë njeriun, gjithkund ku mund të jetë”/ Jorgos Seferis

“Duhet të kërkojmë njeriun, gjithkund ku mund të jetë”/ Jorgos Seferis

Në qendër të Korçës, karshi Mësonjëtores të Parë Shqipe, ndodhet një vilë karakteristike dykatëshe, e cila para lufte ka qënë Konsullata e Greqisë dhe shtëpia ku ka banuar poeti më i madh grek i shek. XX-të, Jorgos Seferis
Nobelisti grek ka qënë konsull për dy vjet në Korçë (1936-1938)
Një fragment nga fjala e mbajtur në Stokholm të Suedisë me rastin e marrjes të çmimit Nobel në vitin 1963:

“I përkas një vendi të vogël. Një dalje shkëmbore në Mesdhe, asgjë nuk e dallon vetëm përpjekjet e njerëzve të vet, deti dhe drita e diellit. Është një vend i vogël, por tradita e tij është e pafund dhe u trashëgua gjatë shekujve pa ndërprerje. Gjuha greke nuk pushoi kurrë se foluri. Kaloi përmes të gjitha ndryshimeve ku kalojnë gjërat e gjalla, por kurrë nuk pati thyerje. Kjo traditë karakterizohet nga dashuria për njeriun; drejtësia është rregulli i saj. Në tragjeditë klasike njeriu që e kalon masën ndëshkohet prej Erinit. Ky ligj i drejtësië ka vlerë edhe në mbretërinë e Natyrës. Është kuptimplote që Suedia dëshiron ta nderojë poezinë, edhe kur origjina është nga një vend i vogël. Sepse besoj se poezia është e nevojshme në këtë botë moderne në të cilën jemi prekur nga ankthi dhe frika. Poezia i ka rrënjët e veta tek frymëmarrja njerëzore : e çfarë do të ishim nëse ajo do të mungonte? Poezia nuk është një akt besimi : kush e di nëse sikleti ynë nuk varet nga mungesa e besimit?

Sot duhet ta dëgjojmë atë zë njerëzor që e quajmë poezi, atë zë që gjithnjë rrezikon të shuhet nga mungesa e dashurisë, por që rilind gjithmonë. Kërcënon, e gjen gjithmonë një strehë. Kur e refuzojnë, i hedh përsëri rrënjët në vendet që nuk i marrim me mend. Nuk bën dallim midis vendeve të mëdhenj apo të vegjël; atdheu i vet është në zemrën e njerëzve të të gjithë botës; ka forcën e shmangies së rrethit vicioz të zakonit….

Në këtë botë që gjithnjë ngushtohet, secili prej nesh ka nevojë për gjithë të tjerët. Duhet të kërkojmë njeriun, gjithkund ku mund të jetë”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit