Tuesday, September 15, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtDuket njësoj edhe pas gjysëm shekulli. Për shatrivanin e parë te Parku...

Duket njësoj edhe pas gjysëm shekulli. Për shatrivanin e parë te Parku Rinia në Korçë e kam llafnë./Agim Xhafka

Duket njësoj edhe pas gjysëm shekulli.

Për shatrivanin e parë te Parku Rinia në Korçë e kam llafnë. Kështu e hidhte edhe atëhere. Nga lart poshtë dhe atje tek çimento e bazamentit ne, fëmijët e lagjes, pllaquriteshim dhe bënim sprova të mësonim notin. Ato currila ishin krijueset e ylberit dhe gëzonim aq shumë mes ngjyrave të forta sa çuditem sot si nuk na ngelte zemra ato mote.

Ai hauz i vogēl sa një govatë më duket më modern se pishinat e kohës. Nga që tek ai ujë rrinë fshehur dhe kruspull-kruspull aq kujtime sa kur afrohem më kërcejnë para, mē lagin dhe më shtyjnë të bije bëlldum brenda me gjithë rroba. Shatrivanin e dua sa atë blirin poshtë ballkonit. Bliri ma spërkati dashurinë me aromë,shatrivani më freskoi dëshirat,ëndërrat,pasionet e mia.

Agim Xhafka_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments