DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë 6000 euro një 24-vjeçari, përmes mashtrimit.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. B., 22 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë, pasi në lagjen nr.10, Korçë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
O. V., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë (sëpatë), këtë shtetase dhe një shtetas tjetër që ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Ç., 50 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll dhe E. N., 34 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Baban, dyshohet se kanë goditur me grushte, një 34-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
@NewsIn.Al

