Dy kontejnerë me 160 kg kokainë janë sekuestruar në portin e Selanikut
Sipas informacioneve, ngarkesa e paligjshme dyshohet se lidhet me sasinë prej 105 kg të sekuestruar muajin e kaluar në Selanik.
Mbi 160 kilogramë kokainë, me origjinë nga Ekuadori, janë sekuestruar nga Prokuroria e Narkotikëve të Selanikut në portin e qytetit.
Lënda narkotike ishte vendosur në dy kontejnerë që përmbanin një ngarkesë legale me banane. Sipas informacioneve, ngarkesa e paligjshme dyshohet se lidhet me sasinë prej 105 kilogramësh të sekuestruar muajin e kaluar në Selanik.
Për atë rast u arrestuan 10 persona dhe mes tyre një mjek 68-vjeçar, i cili më parë ishte i punësuar nga organet e ndjekjes së Greqisë së Veriut për kontrabandë karburantesh dhe cigaresh.
Nëntë nga dhjetë të arrestuarit – anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës – janë dërguar tashmë në burg, duke përfshirë edhe 68-vjeçarin, i cili dyshohet se është “kryetori” i çështjes.
Për zbardhjen e ngarkesës së re të kokainës, Departamenti i Çështjeve të Përgjithshme të Prokurorisë së Narkotikëve të Selanikut kishte bashkëpunuar më parë me Agjencinë Amerikane të Ndjekjes së Drogës (DEA). Kokaina ishte e destinuar për një kompani vitrinë në Maqedoninë e Veriut, ashtu si ngarkesa e konfiskuar në maj.(News in.gr)
@NewsIn.Al
