Rajoni ynë ka një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike!
Dy objektet e kultit nga epoka e Neolitit të Vonë, të gjendura në Kamnik të Kolonjës, pasuri arkeologjike!
Mbetjet e vendbanimeve të fortifikuara, shpellat, tumat, varrezat monumentale, objektet e kultit, enët, veglat e punës, stolitë etj, janë dëshmuese të historisë në çdo cep të rajonit.
Sot risjellim në vëmendje dy objekte kulti nga epoka e Neolitit të Vonë, të gjendura në Kamnik të Kolonjës.
“Nëna e Madhe”, enë antropomorfe, një simbol i nënës, diellit dhe tokës si edhe ena vazo-këmbanë shquhen për motivet e larmishme të pikturimit. Nga forma ato nuk janë enë për mbajtje të ushqimit, ndaj janë kategorizuar si objekte kulti.
©️ Skënder Aliu – Kolonja, Studime Arkeologjike.
#keshilliiqarkutkorce #qarkukorce #arkeologjianerajon #prejardhjeprehistorike #bashkiakolonje #vizitojuglindjen
@NewsIn.Al

