Dy tërmete të fuqishëm në Turqi në kufirin me Sirinë
Një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur në Hatay të Turqisë, në kufirin me Sirinë.
Tërmeti ka ndodhur në orën 18:04 (me orën e Shqipërisë, ora 20:04 me kohën e Turqisë) dhe epiqendra ka qenë 9 km në juglindje të Antiokisë dhe 75 km larg Latakisë në Siri. Thellësia fokale e tërmetit ishte 2 km.
Tre minuta më vonë, në orën 20:07 me orën lokale, një tërmet me magnitudë 5.8 goditi Samandag të Turqisë. Sipas mediave turke, në zonë ka mbizotëruar paniku, ku viktimat e tërmetit janë larguar në panik nga çadrat, pasi kanë frikë nga rënia e mundshme e pemëve, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

@NewsIn.Al

