A kishte Gentian Bejtja gisht në vrasjen e Brilant Martinaj?
Gazetari Esidio Barkaj në një studio televizive zbuloi të tjera detaje në lidhje me hetimet mbi vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Ai tha se krimi është porositur nga një grup i fuqishëm kriminal, teksa zbuloi dhe dy pistat kryesore të hetimeve. Gjithashtu, dyshohet se kjo vasje mund të ketë lidhje me njerëzit e afërm të Ervis Martinajt, i zhdukur prej një viti tashmë. Ka dyshime se Bejtja ka nxjerrë në pritë kushëririn e Martinajt, Brilantin, i cili u ekzekutua në masakrën e Fushë-Krujës.
Ishte një person kontradiktor me lidhje kriminale me bandat, por që u kthye në armik të tyre. Dy pistat kryesore janë që ose ka pasur informacione që mund t’ua jepte armiqve të ndryshëm të grupeve kriminale duke zbuluar shumë ngjarje, ose që u vra për shkak të hasmërive të vjetra.”– tha gazetari.
@NewsIn.Al

