E c’mund te beje njeriu me ate c’ka ndodhet jashte tij pervecse veten?! Gjithkush kthehet ne shtepi te tij gjithmone e me i pastrehe.
Te rihysh mbremje per mbremje ne shtepi eshte nje pasqyre e thyer.Une jam e ndertuar me dy pjese:njera eshte e kembyeshme,tjetra e pakembyeshme,sepse eshte e paperfillshme.Rikthimi ne shtepi eshte te kerkohesh ne nje dihotomi te paqene e mashtruese,pamundesisht e lire.I lire eshte ai qe dashuron largesine,ai qe arrin te perceptoje dy skaje,dhe shtepia eshte vetem nje skaj.Krijuesi na ka dhene vetem nje sinor qe per te kerkuar lirine,ne te krijojme pashmangshmerisht nje tjeter,Ate.Duhet ikur.
Une jam banesa e vetme e shtepise sime.
Tani shoh gjera qe nuk me shfaqen por me fshihen,Akti i strukjes m’i ben te dukshme.
Tejdukjet jane naive.Zhdukjet jane naive.Dje pashe ajrin e lene peng ketyre sirtareve,por pa i hapur.
Provova rrobat e time meje,por pa i hapur raftet.E me rrinin tamam.
Provova rrobat e tere stergjysheve dhe tere mbesave dhe me rrinin tamam.
Pashe se kush trokiste pa e hapur akoma deren.Pashe universin e lagesht te nje djali,
pa e njohur kurre.
Pashe dhimbjen qe strukej nen lekure.
Pashe dhimbjen e botes qe strukej nen retinen time.
Pashe syte e mi pa u pare ne pasqyre.
Pashe erresiren qe gjendej prapa zjarrit te vatres
Pashe te gjithe njerezit si nje flote njollash qe pluskonte ne veshtrimin e gjithe njerezve.
Prej dashurise se tyre ka Zoti nje pamje.Aktori duartrokitet sepse di te fshihet prapa perdeve.
Nga perballe jam njeri,ne profil jam njerezimi.
Te mosqenit e krahasueshme me asnje prej mendimeve te mia,me ben te abortoj,njeri pas tjetrit,te gjitha keto caste.
Me mbinjerezorja eshte te jesh perhere njeri.
Njeheresh njeri perpara njeriut,njeri perpara palmes,perballe diellit njeri,perballe ajrit njeri perpara zotit perpara bishes perballe detit perballe yjeve njeri njeheresh njeheresh.
E c’mund te beje njeriu me ate c’ka ndodhet jashte tij pervecse veten?!
Ah sikur vdekja t’i ngjante ca me teper vdekjes!
Nje prag,shkund xhaketen me pellembe te renda dhe nje pluhur i lehte me vesh te gjithen dhe me shpall si nje gjysmezgjim ne nje gjysemenderr.
Gjithkush kthehet ne shtepi te tij gjithmone e me i pastrehe.
Ese nga
Asije Metuku_Tiranë
@NewsIn.Al

