Wednesday, July 22, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“E di se kush je…” / Poezi nga Arben Trebicka

“E di se kush je…” / Poezi nga Arben Trebicka

E di se kush je

Jo gjithkush mund të shkruajë një poezi,
Por kur shkruan natyra, poeti hesht!
Në fakt, poeti mbledh!
Mbledh kujtimet e kohërave, çlodhet me imazhet e ëndrrave që flatërojnë në çdo flokë bore ose pika shiu,
Kërkon fletë boshe të zemrës të mbushë vetveten me atë gjithçkanë që i mungon,
Dhe së fundmi i përcjell ato tek ty!

Po ti?
Po, po, ti!
Çfarë bën me ato copëza kujtimesh?
Çfarë bën me ato fletët boshe të zemrës?
Me ndjenjat, të cilat balancojnë kuptimin e jetës,
Me fjalët, të cilat asnjëherë nuk humbasin në hapësirë,
Me instiktin, pa të cilin nuk mund të mbijetosh,
Me shikimin, që depërton në çdo cep të mundshëm,
Me ëndërrat, që kapërcejnë kujfitë e imagjinatës së shfrenuar…,
Me ty!
Po, po, me ty, çfarë bën?

Po me të tjerët?
Je i njëti person si ai që shikon në pasqyrë?
Shpalos të njëjtat ndjesi dhe pa kamufluar vetveten?
A je, qoftë për njëherë të vetme vetvetja, a je?
E quan thesarr të paçmuar familjen, shoqërinë?
Je i kurdogjendur në nevojën e dikujt?
Di të vlerësosh meritat e vërteta të dikujt?
A jep?
A jep nga vetvetja?
Dhe së fundmi, e di se kush je?
Një Zot, a ke?

Arben Petro Trebicka

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments