KreuAktualiteti''E KRISHTERKA IME'' Poezi nga Skënder Rusi

”E KRISHTERKA IME” Poezi nga Skënder Rusi

”E KRISHTERKA IME”

Poezi nga Skënder Rusi

Një varëse të bleva për në qafë,
Në të një kryq me plot shkëlqime,
Unë myslimani yt i prapë,
Ty të kam botë, e krishterka ime !
Ç`shkëlqim që ka ky Krisht në kryq,
Ku buzët unë vë çdo ditë !
Ti gjysmëhënën time puth,
edhe të gjithëve iu bën sfidë !
Ti kryqin mban, po unë jam,
si Zoti Krisht i kryqëzuar !
Dhe ndonëse jam një mysliman,
Me kryqin tënd jam dashuruar !
Dhe puthja jote dhe puthja ime,
Nuk janë thjesht një marrëzi !
Po janë çdo gjë që Krishti donte,
në këtë botë pa dashuri !

– Skënder Rusi –

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit