KreuAktualitetiE KRISHTERKA IME.../Skënder Rusi

E KRISHTERKA IME…/Skënder Rusi

E KRISHTERKA IME

Një varëse të bleva për në qafë,
Në të një kryq me plot shkëlqime,
Unë myslimani yt i prapë,
Ty të kam botë, e krishterka ime !
Ç`shkëlqim që ka ky Krisht në kryq,
Ku buzët unë vë çdo ditë !
Ti gjysmëhënën time puth,
edhe të gjithëve iu bën sfidë !
Ti kryqin mban, po unë jam,
si Zoti Krisht i kryqëzuar !
Dhe ndonëse jam një mysliman,
Me kryqin tënd jam dashuruar !
Dhe puthja jote dhe puthja ime,

Nuk janë thjesht një marrëzi !
Po janë çdo gjë që Krishti donte,
në këtë botë pa dashuri ! ***
– Skënder Rusi –

-@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit