Çmenden çmimet në Jug këtë vit, akomodimi shkon deri në 600 euro në natë
Pushimet në Jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjëherë kjo për shkak të rritjes së kërkesës nga turistët e huaj. Vlora, Saranda dhe zonat përreth tyre po përballen me një rritje të ndjeshme si te strukturat akomoduese ashtu dhe baret e restorantet.
Sipas një vëzhgimi nga “Monitor”, çmimet në strukturat akomoduese si shtëpitë me qira ditore dhe hotelet por edhe të ushqimeve e bar-restoranteve janë janë rritur me 25-30%, krahasuar një vit më parë.
Akomodimet më të shtrenjta ndodhen në në Dhërmi, Jal, Himarë, Borsh dhe Qeparo. Në këto zona është pothuajse e pamundur të gjesh akomodime ekonomike.
Gjatë pikut të sezonit turistik, një apartament me qira ditore në këto zona fillon në minimum 60 euro për natë nëse ndodhet larg bregdetit. Çmimet për apartamentet pranë bregdetit mund të shkojnë deri në 80 -100 euro për natë, ndërsa opsionet më luksoze (vilat) çmimet për një natë fillojnë nga 250 euro dhe mund të shkojë deri në 600 euro për opsionet më luksoze.(Rilindje)
@NewsIn.Al

