E pabesueshme: Një tifoz shqiptar kërceu në stolat e skuadrave (foto)
Një tifoz shqiptar është ngjitur në stolat e skuadrave, ka ecur gjatë dhe në një moment ka nisur të kërcejë!
Shqipëria mund të jetë mundur 2 me 1 nga Italia në ndeshjen hapëse të Euro 2024, por kuqezinjtë “vodhën” shfaqjen si me paraqitjen e shkëlqyer, ashtu edhe me praninë e miqve të tyre në tribunat e ‘Signal Iduna Rark’.
Kjo pasi rreth 40 mijë shqiptarë vërshuan stadiumin e Borussia Dortmundit, ndërsa 10 mijë të tjerë ndodheshin jashtë pasi nuk gjetën biletë për ndeshjen me “Squadra Azura”.
Njëri prej tyre, megjithatë, e jetoi… më shumë seç duhej. Zotëria në fjalë arriti disi të ngjitej në stolat e ekipit, eci atje për mjaft kohë dhe në një moment filloi të kërcente për argëtimin e publikut!
Tifozi u ndalua nga masat e sigurisë.
@NewsIn.Al