Thursday, May 16, 2024
spot_img
HomeAktualitetiEdi Rama: Punoni sikur zgjedhjet të jenë më 15 mars

Edi Rama: Punoni sikur zgjedhjet të jenë më 15 mars

Edi Rama: Punoni sikur zgjedhjet të jenë më 15 mars.

A do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë Asamblenë e Partisë Socialiste, me fokus organizimin e partisë.

Kryesocialisti Rama, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, porositi socialistët të mobilizohen dhe të punojnë në bazë njësoj sikur zgjedhjet parlamentare të jenë muajin tjetër.

“Asambleja dhe drejtuesit e qarqeve të punojnë për të rritur me 4 anëtarë çdo organizatë. Punoni sikur në 15 mars të ishin zgjedhje të përgjithshme. Strukturat të jenë aty për njerëzit, inventar për çdo familje, problematikat që kanë”, mësohet t’i ketë porositur Rama drejtuesit politikë.

Në pëfundim të mbledhjes, Rama tha për mediat se do të ketë takime të veçanta në të gjitha qarqet, ku do të marrë pjesë edhe ai vetë.

“Tani jemi në fazën e dytë, siç e vendosëm në Asamble, që është faza a angazhimit për anëtarësimet e reja dhe balancimin e barazisë gjinore në çdo qark.

Ka pika të caktuara në zona rurale ku duhet bërë më shumë punë për të garantuar pjesëmarrje më të balancuar mes gjinive.

Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, ndaj edhe PS është parti fituese, sepse nuk pret ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetë. Megjithatë unë shoh angazhim pozitiv dhe sistemi ynë që ka një komponent më të zhvilluar digjital ka pasqyra që flasin vetë”, tha Rama.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments