KreuAktualitetiEgjipti i ka udhëzuar të gjitha linjat e veta ajrore ta shmangin...

Egjipti i ka udhëzuar të gjitha linjat e veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit

Egjipti i ka udhëzuar të gjitha linjat e veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit për një periudhë kohore prej tri orëve mëngjesin e së enjtes, pas rritjes së tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.

NOTAM, një njoftim i sigurisë dërguar pilotëve të mërkurën, thekson se udhëzimet vlejnë prej orës 1:00 deri në orën 4:00 të enjten në mëngjes.

Egjipti nuk dha asnjë hollësi pse e lëshoi një udhëzim të tillë.

“Të gjithë avionët egjiptianë do ta shmangin fluturimin mbi Teheran. Asnjë avion nuk do të lejohet të fluturojë mbi një territor të tillë”, thuhet në njoftim, duke iu referuar periudhës kohore triorëshe.( Ora News)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit