KreuOpinionEjona Zhuli Mema -Fatkeqësisht kemi ende buste për të rrëzuar

Ejona Zhuli Mema -Fatkeqësisht kemi ende buste për të rrëzuar

Do doja që sot të festonim për fundin e diktaturës dhe fitimin e lirisë, por fatkeqsisht kemi ende buste për të rrëzuar!

Megjithatë, sot dua të përgëzoj ata shpirtra fisnikë e të bukur që me sinqeritet synuan lirinë dhe demokracinë në atë 20 shkurt!

Unë kam shpresë se ende ka shpirtra të tillë të lirë dhe guximtarë që dëshirojnë të hedhin përtokë bustet që vazhdojnë të na marrin frymën. Unë kam shpresë se ende ka njerëz që duan t’i heqin tullën e tyre regjimit ku ne jetojmë!

Sot dua po ashtu të përgëzoj komunitetin e mrekullueshëm të Lëvizjes së Re, të cilët e kanë kuptuar potencialin që mbartin dhe e kanë vënë në praktikë plot me guxim.

Së bashku ne mundemi të rrëzojmë bustet!
Së bashku ne mundemi të sjellim fytyrën e vërtetë të demokracisë!
Së bashku ne mundemi të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe të vërtetë (jo të gënjeshtërt si dikur) për fëmijët tanë!

Ne jemi!
Ne mundemi!

#Lëvizja_e_re #LRE #demokraci #integritet #vlere

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit