Ekspozita “Rrugëtim n’Art” e Vasil Mihos çelet në Selanik
Artisti korçar prezanton punime unike në teknikën e letrës butafori në ambientet e Konsullatës Shqiptare
Konsullata Shqiptare në Selanik mirëpret ekspozitën personale të artistit korçar Vasil Miho, “Rrugëtim n’Art”, një event që sjell për publikun një përzgjedhje veprash të realizuara me një teknikë të veçantë dhe bashkëkohore.
Ekspozita përmbledh një cikël punimesh të krijuara në teknikën e letrës butafori, përmes së cilës autori shpreh një gjuhë artistike origjinale dhe të dallueshme.
Në veprat e tij, Vasil Miho ndërthur elemente të përvojës personale me motive të identitetit kulturor, duke ofruar një këndvështrim të veçantë estetik.
Kjo nismë kulturore zhvillohet në ambientet e Konsullatës Shqiptare në Selanik dhe vjen si pjesë e përpjekjeve për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare në diasporë. Ekspozita synon gjithashtu të afrojë komunitetin shqiptar dhe dashamirësit e artit me krijimtarinë bashkëkohore.
Vasil Miho dallohet për kontributin e tij në Diasporë dhe në qytetin e lindjes Korçë!
Inagurimi i Ekspozitës bëhet ditën e Shtunë, ⏱️ora 17.00.
Ekspozita do te qëndrojë e hapur edhe diten e Dielë nga ora ⏱️10.00 deri ne oren 13.00.
Adresa📍Tsimiski 43, 54624 Thessaloniki
@NewsIn.Al
