KreuAktualitetiEkstradimi i Florenc Çapjas. Policia: Akuzat si porositës i 3 vrasjeve

Ekstradimi i Florenc Çapjas. Policia: Akuzat si porositës i 3 vrasjeve

Ekstradimi i Florenc Çapjas. Policia: Akuzat si porositës i 3 vrasjeve

Florenc Çapja u ekstradua pasditen e kësaj të premte nga Dubai, aty ku qëndroi 8 vite. Vihet re një ndryshim në pamjen e 44-vjeçarit, i cili i fshihej drejtësisë shqiptare në “parajsën” e Emiratave të Bashkuara Arabe.

Ndryshimi është i madh në raport me një foto të vjetër të tij, që Policia e Shtetit dispononte, kur e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi tashmë duket me flokët e rëna dhe me mjekër.

Në njoftimin për ekstradimin e “të fortit” të Elbasanit, policia e cilëson Çapjan një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.

@NeewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit