KreuAktualitetiEkstradohet “vrasësi i taksistëve”. Ervin Shahini mbërrin nga Koreja e Jugut në...

Ekstradohet “vrasësi i taksistëve”. Ervin Shahini mbërrin nga Koreja e Jugut në Rinas 

Ekstradohet “vrasësi i taksistëve”. Ervin Shahini mbërrin nga Koreja e Jugut në Rinas

Policia publikon videon e momentit kur Ervin Shahini me pranga në duar zbret në aeroportin e Rinasit. Ai vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995 dhe u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje.

U arratis në 1997 dhe gjatë gjithë këtyre viteve përdorte emrin e një shqiptari tjetër. 50-vjecari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Momenti kur “killeri” Ervin Shahini mbërrin në Rinas:

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit