KreuAktualitetiEkzekutimet pa gjyq. Vrasja e dytë në kufi e vitit 1990

Ekzekutimet pa gjyq. Vrasja e dytë në kufi e vitit 1990

Vrasja e dytë në kufi e vitit 1990

Vrasja e dytë në kufi e vitit 1990, u bë në 16 shkurt, ora 23.15, në postën kufitare Guras në Rrethin e Pogradecit. Brahim Buzi (1944-1990), me origjinë fshatar i pasur, i cilësuar “kulak”, u dënua 4 herë nga regjimi komunist. Në vitet 1966-1988 vuajti mbi 25 vjet heqje lirie. Pas lirimit nga burgimi i gjatë, nuk kishte rrugë tjetër veç arratisjes. E provoi sërish në rrethin ku u orvat herën e parë, por kjo përpjekje rezultoi fatkeqe. Pas shenjës që la në pengesën elektrosinjaluese, u dha alarmi në postat e atyshme. Njëri ushtar, i përkushtuar ndaj ndjekjes, hoqi këpucët që mos dëgjohej zhurmë, e ndoqi zbathur, ndërsa tjetri e qëlloi me kallashnikov me dy plumba në kohë nga 4-5 metra larg. “Njeriu i ri”.

Kastriot Dervishi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit