KreuAktualitetiEkzekutohet 50 vjeçari shqiptar në Selanik. Dyshohet se autori është patrioti i...

Ekzekutohet 50 vjeçari shqiptar në Selanik. Dyshohet se autori është patrioti i tij.

Ekzekutohet 50 vjeçari shqiptar në Selanik. Dyshohet se autori është patrioti i tij.

Pasi kanë qënë bashkë në një klub dhe kanë debatuar tre shqiptarë u larguan me makinat e tyre për të qëndruar pas 10 min në një karburant në zonën e Analipsit në Selanik

Nga kamerst duket qartë sulmi i viktimës dhe më pas autori i krimit që qëllon me pistoletë.

Sipas mediave greke, agjentët e policisë greke e kanë identifikuar nga targat e makinës me të cilën u arratis. Por identitetin e tij nuk e kanë bërë publik për mediat.

Megjithatë, sipas shtypit grek, autori është me origjinë nga Shqipëria. Ai është person me precedent penal dhe i njohur për policinë greke për disa vepra penale.

Ndaj tij po zhvillohen kërkime policore masive, por ende nuk ka asnjë të dhënë rreth vendndodhjes së tij.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë krimin. Viktima shihet te dritarja e makinës së autorit dhe godet me zinxhir personin që ndodhet brenda mjetit.

Por në këtë moment ai qëllohet me pistoletë nga brenda makinës dhe bie përtokë. Ndërsa vrasësi largohet me shpejtësi me makinë nga vendngjarja.

50-vjeçari shqiptar mori 3 plumba në kraharor dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ngjarjen e panë nga afër dhe shumë dëshmimtarë të ndodhur në vendngjarje.

Selanik_ Arturo Selimllari

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit