KreuAktualitetiEkzekutohet babai i vëllezërve Mamli, në vitin 2015 vranë Naim Tafën

Ekzekutohet babai i vëllezërve Mamli, në vitin 2015 vranë Naim Tafën

Ekzekutohet babai i vëllezërve Mamli, në vitin 2015 vranë Naim Tafën

Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Vilëz, të njësisë administrative Zhejë në Kurbin.

Persona ende të paidentifikuar kanë ekzekutuar 67-vjeçarin Dod Mamli, pranë banesës së tij dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Policia e Kurbinit thotë se të ndihmuar dhe nga ajo e Shkodrës, po vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

”Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.“ – njofton Policia.

Burime bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se 67-vjeçari të jetë ekzekutuar për një konflikt për shkaqe pronësie, por nuk përjashtohet edhe gjakmarrje.

Dod Mamli është babai i dy vëllezërve Tom dhe Enrik Mamli, të cilët janë dënuar si autorë të vrasjes së Naim Tafës, ngjarje kjo e ndodhur më 23 shtator të vitit 2015.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit