Wednesday, December 17, 2025
spot_img
HomeAktualitetiElbasani bllokohet çdo të diel, 6 kilometra në dy orë, makth për...

Elbasani bllokohet çdo të diel, 6 kilometra në dy orë, makth për drejtuesit e mjeteve

Elbasani bllokohet çdo të diel, 6 kilometra në dy orë, makth për drejtuesit e mjeteve

Trafiku në Elbasan është kthyer në një makth të përjavshëm për qytetarët, veçanërisht të dielave pasdite, kur mijëra automjete rikthehen nga fundjava drejt Tiranës apo Durrësit.

Për të përshkuar vetëm 6-7 kilometra të unazës së qytetit, drejtuesve u duhen deri në 2 orë, për shkak të trafikut të rënduar dhe mungesës së menaxhimit efikas.

Situata bëhet edhe më kaotike nga sjelljet e papërgjegjshme të disa shoferëve, të cilët, për shkak të padurimit, kryejnë parakalime të gabuara dhe bllokojnë rrugët dytësore, duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin.

Aksi nacional dhe rrugët lidhëse janë totalisht të bllokuara çdo fundjavë, duke nxjerrë në pah nevojën emergjente për ndërhyrje infrastrukturore dhe zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e trafikut

 

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments