KreuAktualitetiEldi Dizdari alis Denis Matoshi, është liruar nga burgu, ku vuante një...

Eldi Dizdari alis Denis Matoshi, është liruar nga burgu, ku vuante një dënim për në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Eldi Dizdari alis Denis Matoshi, është liruar nga burgu, ku vuante një dënim për në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gazetari Elton Qyno shkruan se i kërkuari nga drejtësia Italiane, për trafik droge dhe njeriu i ndyshuar për një ngjarje kriminale në Shqipëri, ka përfunduar dënimin në shtetin islamik.

Eldi Dizdari (Denis Matoshi), një emër i njohur në Shqipëri dhe jo vetëm u lirua nga burgu ne Dubaii të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai u arrestua dy vite më parë për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Los Blancos”. Drejtësia italiane e kërkoi, por gjykata në Dubai e rrëzoi ekstradimin. Eldi Dizdari është i njohur për shumë ngjarje dhe lidhje të forta.

Masakra e Bllokut

Eldi Dizdari dhe është kushëri i afërt me Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani dhe tani po vuan dënimin në Shqipëri për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa vitesh në Durrës. Ai është i njohur edhe për masakrën në Bllok në 4 Tetor të 2018, pasi emri i tij u lakua shumë në media.

Më datë 4 tetor 2018 në një lokal në ish-Bllok, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. Sipas shkrimeve në media asokohe, bazuar te burimet nga prokuroria dhe policia Ervin Mata dhe Dizdari ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit