Policia e Shtetit ka miratuar së fundmi disa emërime të reja në strukturat drejtuese, pas përfundimit të procesit të konkurrimit për drejtues qarqesh.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi Ardrit Elmazi, pasi u shpall fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Ndërkohë, drejtuesi Dashamir Spaho është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Spaho është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shkodrës, pasi më herët ka ushtruar detyrën e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë në këtë qark.
Ndërkohë Armir Gjikolaj, pasi ka dhënë dorëheqjen nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është emëruar në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.
@NewsIn.Al
