Hipokrizia e politikanëve, në lidhje me funksionimin e drejtësisë në këtë vend…21 Janari është një prej tyre.
Emili bibolli
Janë disa data dhe ngjarje të caktuara në Shqipëri gjatë të cilave shpaloset qartë hipokrizia e politikanëve tanë. Madje thellojnë edhe më tepër skepticizmin në lidhje me funksionimin e drejtësisë në këtë vend. 21 Janari është një prej tyre.
Shumë vite kanë kaluar nga kjo datë që shënon një nga ngjarjet më makabre të ndodhura në historinë e vendit tonë dhe që përfundoi me 4 viktima në bulevard dhe ekzekutorë pushtetarë të qeverisë Berisha në atë kohë. Sot familjarët e atyre viktimave të cilëve ju premtua drejtësi ende nuk e kanë marrë këtë të fundit dhe kjo është e dhimbshme.
Ngushëllimet e mazhorancës nuk mjaftojnë, e as shfaqjet patetike të saj me trëndafila të hedhur në bulevard. Opozitës nuk i është ndjerë kurrë zëri për këtë ngjarje, asnjë reagim, asnjë ngushëllim, asnjë pendesë dhe mea culpa në publik për faktin që ekzekutorët ndodheshin brenda rradhëve të saj.
Ato familje meritojnë dhe duhet të marrin drejtësi. Gjithçka tjetër nuk ka asnjë vlerë dhe është e turpshme.
@NewsIn.Al

