EMRAT/ 6 të arrestuar në Pogradec, Policia: Aksioni pas tentativës për vrasjen e Agollit
Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me aksionin e ndërmarrëp nga RENEA natën e kaluar në Pogradec, ku u ushtrua kontrolle në dhjetra banesa.
Autoritetet policore bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar me vendim të Gjykatës së Korçës në kuadër të procedimit të ngjarjes së regjistruar më 11 Janar në Pogradec, ku Sindi Syzo ka tenatuar të vrasë me thikë 23-vjeçar Nikola Agolli në ambientet e një berberhane duke e lënë të plagosur me 35 qepje.
Si rezultat i operacionit janë arrestuar 6 persona dhe janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.
Raportohet se kontrollet janë ushtruar në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.
Në operacion kanë marrë pjesë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.
@NewsIn.Al

