Sunday, May 19, 2024
spot_img
HomeAktualiteti" Emri dhe figura e profesor Vaskë Kolacit janë të njohura në...

” Emri dhe figura e profesor Vaskë Kolacit janë të njohura në Korçë dhe jo vetëm…”/ Nertil Jole, Prefekt i Korçës

Për artistin, profesorin e violinës Vaskë Kolaci kemi shkruar shumë herë me respekt e mirënjohje. Ndonëse i lënë në harresë në kohën e regjimit, pasi u internua kur u dënua babai i bashkëshortes së tij Tefta, profesori mbeti gjithmonë i respektuar dhe i dashur për korçarët!

Kënaqësi që të postojmë sot shkrimin e PrefektitKorçës Nertil Jole pas takimit me profesorin e nderuar Vaskë Kolaci.

” Emri dhe figura e profesor Vaskë Kolacit janë të njohura në Korçë dhe jo vetëm, për kulturën dhe kontributet e tij në ngritjen e konsolidimin e shkollës së muzikës në veçanti, për artin në përgjithësi, por edhe për jetën me vështirësi që ka përjetuar pa e humbur asnjëherë fisnikërinë.

E prita me shumë kënaqësi profesor Vaskën, me të cilin patëm një bisedë të bukur mbi këtë temë e veçanërisht për shkollën e muzikës së Korçës, ku ai ka punuar për vite me radhë pa u lodhur që gjithçka të ndriçonte për nga cilësia.

Profesori edhe pas kaq e kaq vitesh, është i preokupuar për atë se çfarë mund të bëhet më mirë për artin në përgjithësi e muzikën në veçanti. Kryefjala e bisedës së tij ishte shkolla e muzikës në Korçë, që ajo të vazhdojë të prodhojë artistë të vërtetë si dikur. Muzikantët që punojnë në shkollën e muzikës apo edhe në institucione të tjera në Korçë e gjetkë, kanë qënë dikur nxënës të asaj shkolle, nxënës të mësues Vaskës dhe kolegëve të tij. Ata kanë një shembull frymëzimi tek figura e profesorit, i cili është një nga njerëzit e duhur për t’i marrë mendime çfarë dhe si mund të përmirësojmë”.

Me shumë dashuri profesori më foli edhe për Vithkuqin, vendin e tij të lindjes, ku kalon një pjesë të kohës tani që është në pension.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments