KreuAktualitetiEMRI/ Ky është 14-vjeçari që u vra me thikë nga bashkëmoshatari në...

EMRI/ Ky është 14-vjeçari që u vra me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq Lajmi në koment

EMRI/ Ky është 14-vjeçari që u vra me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç. Dy të miturit janë konfliktuar me thika në ambientet e një lokali, rreth orës 17:00 në fshatin Pirg.

Gjatë sherrit, 14-vjeçari tjetër e ka goditur me thikë Erald Xhejon, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në Pirg, të tre fshatra të Bashkisë së Maliqit.

Autoritetet policore raportuan se i mituri tjetër, autori i dyshuar i krimit, është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit