Endrit Dokle mohon në dëshminë e tij në polici, të ketë dijeni për zhdukjen e Ervis Martinajt:
Merret në pyetje i dyshuari kryesor Indrit Dokle
Në dëshminë e tij në polici, babai i Ervis Martinaj nuk thotë në ç’mënyrë i mbante kontaktet me të birin, e shpallur në kërkim. Për zhdukjen ai akuzon në polici, Endrit Doklen dhe Nuredin Dumanin.
“Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022. Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij. I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri dhe mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar.
Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Nuredin Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi im i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale” – ka thënë para hetuesve Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj.
Mbështetur në dëshmitë e familjarëve grupi hetues mori në pyetje edhe Endrit Doklen. Ky person doli edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit që tha se ka qenë objektiv i shënjestrës së Martinajt. Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj” – është shprehur Indrit Dokle.
@NewsIn.Al

