Ëndrrat e paplotësuara…
Kam ëndrra që i mbaj, të fshehura në gji,
Si letra të palexuara, që koha s’i harroi,
I fala gjithë shpirtin një bote plot dëshirë,
Por fati nëpër duar, shumë ëndrra m’i mori.
Kam pritur nëpër net, një dritë të më ndriçojë,
Kam qarë pa zë në terr, kur s’kisha ku të shkoj,
Një zemër që ka dashur, gjithmonë do të shpresojë,
Edhe kur jeta të thotë: “Mjaft, mos ëndërro më!”
Sa ëndrra kam lënë rrugës, pa mundur t’i jetoj,
Sa fjalë mbetën brenda, që kurrë s’i thashë dot,
Sa herë buzëqesha jashtë, kur brenda veç vajtoja,
Dhe bëra sikur isha mirë, kur shpirti ishte bosh.
Por unë prapë do ngrihem, edhe nëse jam rrëzuar,
Se zemra ime ende, një dritë ka për të gjetur,
Disa ëndrra të humbura, s’mund të kthehen më kurrë,
Por ndoshta një ditë tjetër, një ëndërr do të bëhet një rrugë do hapet nga un.
QAZE DEMKO✏️
@NewsIn.Al
